Page 291 - Demo
P. 291
Matematika 62892735.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çiftimi (shoqërimi) i elementeve të dy bashkësiveFjalët kyçe: bashkësi, elemente të bashkësisë, ndryshore, bën pjesë, nuk bën pjesë, emërtim, diagram Veni, përshkrim, çiftimi i elementëve, dyshet e radhitura.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- lidh elementet e dy bashkësive si pas një rregulli të dhënë;- tregon çiftimin e dy elementeve të dy bashkësive më ndihmën e diagramit;- tregon çiftimin e dy elementeve të dy bashkësive më ndihmën e tabelës;- shpreh më fjalë rregullin e shoqërimit të elementeve të dy bashkësive. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, disa objekte: si libra shkollor etj. me të cilët të formojmë bashkësi.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiShembuj nga jeta e përditshme të objekteve që formojnë bashkësi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/bashkëbisedim.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:- Shkolla ka 400 nxënës. A ka aty dy nxënës që e kanë datëlindjen në të njëjtën ditë të vitit?- Cilin numër rendor keni ju në ditarë? A ka nxënës me dy numra rendorë?Diskutoni.Në rastin e parë kush janë dy bashkësitë elementet e të cilave do të shoqërojmë?Po kështu dhe në rastin e dytë. Çilët janë dyshet e renditura në secilin rast?Nxiten nxënësit të sjellin shembuj të shoqërimit të elementeve të dy bashkësive nga veprimtaria e tyre e përditshme.Ndërtimi i njohurive të reja: Hartë sementaleNga zgjidhja e situatave problemore të rubrikës së parë, jepet koncepti i dyshes së renditur me element të parë nga bashkësia A dhe element të dytë nga bashkësia B.

