Page 292 - Demo
P. 292


                                    Libër për mësuesin/en290274 Diskutim: A janë të njëjta dyshet e renditura me element të parë nga A dhe element të dytë nga B me dyshen e renditur me element të parë nga B dhe element të dytë nga B? Jepni shembuj.Shqyrtohen disa shembuj dhe nxënësit dalin në përfundim: janë të ndryshme.Vrojtohen shembujt e zgjidhur në tekst te rubrika e dytë “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla Ftohen nxënësit të punojnë në grupe të vogla detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kërkohet që të pyeten nxënësit e klasës se tyre se cila lëndë iu pëlqen më shumë.Dy nxënës në tabelë tregojnë dyshe të renditura sipas rregullit:“x është lënda më e pëlqyer e y”. “x-it i pëlqen më shumë lënda y”.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të grupit të objekteve që tregojnë bashkësi, të gjetjes së elementeve të një bashkësie, të paraqitjes së bashkësisë në tri mënyra, të formojnë dyshe të renditura me element të parë nga bashkësia A dhe element të dytë nga bashkësia B, përdorimin e konceptit të bashkësisë në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Funksione dhe vargje numerikeRezultati i të nxënit të temës:- Paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura në rrjetin koordinativ. 
                                
   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295   296