Page 293 - Demo
P. 293
Matematika 6291275Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: FunksioniFjalët kyçe: bashkësi, ndryshore, emërtim, diagram Veni, përshkrim, çiftimi i elementeve, dyshet e radhitura, funksionRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon kur lidhja ndërmjet dy bashkësive është funksion;- paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave te funksionit (kodomena);- argumenton zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që formojnë bashkësi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/bashkëbisedim.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:- Shoqëroni elementet e bashkësisë P me elementet e bashkësisë Q sipas rregullës:a) “x është pjesëtues i y”;b) “x është 4 njësi më i vogël se y”;c) “katrori i x është y”.Tregoni me diagram me shigjeta secilin nga rastet.Bashkëbisedoni me shokun. Çfarë vini re? Nxiten nxënësit të sjellin shembuj të shoqërimit të elementeve të dy bashkësive nga veprimtaria e tyre e përditshme.

