Page 294 - Demo
P. 294
Libër për mësuesin/en292276Ndërtimi i njohurive të reja: Hartë sementaleNga zgjidhja e situatave problemore të rubrikës së parë, nxënësit duke shoqëruar elementet e bashkësisë së parë me atë të dytë do të marrin diagramet shigjetore si më poshtë: Në rastin e tretë, ku çdo element i bashkësisë së parë shoqërohet me një dhe vetëm një element të bashkësisë së dytë, është funksion.Vrojtohen shembujt e zgjidhur në tekst te rubrika e dytë “Vrojtoni dhe mësoni”.Punë në grupJepni shembuj të shoqërimit të dy bashkësive. Tregoni raste kur ky shoqërim është funksion.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë detyrat 1 dhe 2 të dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku është dhënë një shembull i zbatimit praktik të kuptimit të funksionit.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e dallimit kur një lidhje ndërmjet dy bashkësive është funksion, gjetjen e bashkësisë së përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësisë së vlerave te funksionit (kodomena), të paraqitjes së funksionin me dyshe të renditura me element të parë nga bashkësia A dhe element të dytë nga bashkësia B, përdorimin e konceptit të funksionit në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

