Page 296 - Demo
P. 296
Libër për mësuesin/en294278Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet funksionin me tabelë dhe diagram;- formon dyshet e renditura të funksionit;- vendos dyshet e renditura në rrjetin koordinativ;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave të funksionit (kodomena);- argumenton zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, letë A4 me katrorëLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësShembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të konceptit të funksionitPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:Shqyrtoni tabelën:Gjeni bashkësitë e vlerave të ndryshoreve x dhe y.Çdo vlerë të x nga rreshti i parë i tabelës shoqërojeni me vlerën e y, që ndodhet pikërisht nën të në rreshtin e dytë ( , etj.). Iu kërkohet nxënësve të shkruajnë të gjitha dyshet e renditura. Të gjejnë vendndodhjen e këtyre dysheve në rrafshin koordinativ. Çfarë vini re?Ndërtimi i njohurive të reja: Di/dua të di/mësova Nga diskutimi për zgjidhjen e situatave problemore të rubrikës së parë, nxënësit do të marrin një bashkësi pikash në rrafshin koordinativ.

