Page 297 - Demo
P. 297
Matematika 6295279Nxiten nxënësit të plotësojnë vetë tabelën e mësipërme.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë për detyrën 1 dhe 2 të dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e shoqërimit të bashkësive i cili është funksion.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në “telin e tharjes” duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së lidhjeve të bashkësive kur këto janë funksion, për gjetjen e domenës dhe kodomenës së një funksioni, paraqitjen e funksionit me tabelë, diagram dhe dyshe të renditura dhe me grafik, përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Funksione dhe vargje numerikeRezultati i të nxënit të temës:- Dallon dhe vazhdon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.

