Page 298 - Demo
P. 298
Libër për mësuesin/en296280Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Vargje numerikeFjalët kyçe: vargu, varg me figura, vargu numerik, kufiza paraardhëse dhe pasardhëse, rregulli për formimin e vargutRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- plotëson vargun me kufiza të tjera;- dallon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa);- zbulon rregullin e formimit të vargut;- vazhdon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa-vendos dyshet e renditura; - argumenton veprimet e kryera për plotësimin e kufizave të vargut.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, letë A4 me katrorë, vargje me figuraLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të konceptit të funksionit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grup/stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:- Iu kërkohet të plotësojnë vargun e figurave me tri kufiza të tjera:Nxiten nxënësit në grupe të krijojnë vargje me figura. Të kërkojnë nga shokët e grupeve të tjerë të plotësojnë vargun e formuar prej tyre si dhe të zbulojnë rregullin e formimit.Më pas kalohet në situatën e dytë, të vargut numerik.- Jepet vargu numerik: 9; 14; 19; 24; 29; ...; ...; ...;Plotësojeni me tri kufiza të tjera. Krijohen shembuj të tjerë të vargjeve nga vetë nxënësit. Këmbehen detyrat ndërmjet grupeve për plotësimin dhe zbulimin e rregullit të vargut. Diskutohet: a mund të merren të gjitha kufizat e një vargu?

