Page 299 - Demo
P. 299
Matematika 6297281Ndërtimi i njohurive të reja: Organizimi grafik i njohurive/punë në grupeNga diskutimi për zgjidhjen e situatave problemore të rubrikës së parë, nxënësi/ja përmbledh njohuritë:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla Ftohen nxënësit të punojnë në grupe detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” në format A4. Zgjidhjet e ushtrimeve i demonstrojnë në tabelë, ose te “teli i tharjes”.Bashkëbisedohet për ushtrimin 6 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e konceptit të vargut.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Organizohet një minikonkurs se cili nga grupet plotëson më shpejtë dhe më saktë vargjet duke shpjeguar dhe rregullin e formimit të vargut.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së rregullit të plotësimit të kufizave të vargut, plotësimin me kufiza të tjera një varg numerik, gjetjen e kufizave të vargut të Fibonaccit, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.Të mësojnë më shumë për vargun e Fibonaçit dhe jetës së tij. Informacion nga burime të internetit.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

