Page 301 - Demo
P. 301
Matematika 6299283Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:- Përdorni një fletë me katrorë. a) Vizatoni në të një drejtkëndësh me gjatësi 2 njësi dhe gjerësi 1 njësi.(1 njësi = brinja e një kutize). Numëroni dhe shënoni perimetrin e drejtkëndëshit. b) Vizatoni një drejtkëndësh me gjatësi 3 dhe me gjerësi 2 njësi. Numëroni dhe shënoni perimetrine tij. c) Vazhdoni punën, duke bërë në çdo hap rritjen e gjatësisë e të gjerësisë me nga një njësi. Përsecilin prej drejtkëndëshave, shënoni gjatësinë, gjerësinë dhe perimetrin. Plotësoni tabelën. d) Cili është rregulli për formimin e vargut të perimetrave?e) Sa do të jetë perimetri i drejtkëndëshit të dhjetë? Po i drejtkëndëshit të njëzetë?f) A do të kemi drejtkëndësha me perimetër 42? Po 44? Po 46?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe Nga diskutimi për zgjidhjen e situatave problemore të rubrikës së parë, nxënësit zbulojnë rregullin e formimit të vargut të perimetrave të drejtkëndëshit në varësi dhe të numrit të drejtkëndëshit.Kërkohet nga nxënësit të vrojtojnë shembullin e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Ku do të gjejnë rregullin e formimit të vargut të perimetrit të trekëndëshit në varësi të numrit të trekëndëshit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë për ushtrimin1 dhe 2 të dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e të konceptit të vargut.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Zgjidhjet e ushtrimeve demonstrohen dhe në tabelë nga përfaqësues të grupeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e e gjetjes së rregullit të plotësimit të kufizave të vargut, plotësimin me kufiza të tjera një varg numerik, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.Të krijojnë vetë vargje me figura dhe numerike. Të kërkojnë nga shokët e tyre të plotësojnë vargun me disa kufiza. Të vlerësojnë punën e shokut.

