Page 304 - Demo
P. 304
Libër për mësuesin/en302286Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të grupit të objekteve që tregojnë bashkësi, të gjetjes së elementeve të një bashkësie, të paraqitjes së bashkësisë në tri mënyra, e gjetjes së lidhjeve të bashkësive kur këto janë funksion, për gjetjen e domenës dhe kodomenës së një funksioni, paraqitjen e funksionit me tabelë, diagram dhe dyshe të renditura dhe me grafik, përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, në gjetjen e rregullit të plotësimit të kufizave të vargut, plotësimin me kufiza të tjera një varg numerik, gjetjen e kufizave të vargut të Fibonaccit, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Funksione dhe vargje numerikeRezultati i të nxënit të temës:- Paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura ne rrjetin koordinativ.- Identifikon koordinatat e pikës (dyshes së renditur) në rrjetin koordinativ.- Vendos pikat në rrjetin koordinativ.- Dallon dhe vazhdon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.

