Page 305 - Demo
P. 305


                                    Matematika 6303287Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: bashkësi, elementë të bashkësisë, ndryshore, bën pjesë, nuk bën pjesë, emërtim, diagrame Veni, përshkrim, dyshet e radhitura, funksioni, bashkësia e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësia e vlerave te funksionit (kodomena), tabelë, grafik vargu, varg me figura, vargu numerik, kufiza paraardhëse dhe pasardhëse, rregulli për formimin e vargut.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura ne rrjetin koordinativ;- identifikon koordinatat e pikës (dyshes së renditur) në rrjetin koordinativ;- vendos pikat në rrjetin koordinativ;- dallon dhe vazhdon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa). Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të grupit të objekteve që tregojnë bashkësi, të gjetjes së elementeve të një bashkësie, të paraqitjes së bashkësisë në tri mënyra, e gjetjes së lidhjeve të bashkësive kur këto janë funksion, për gjetjen e domenës dhe kodomenës së një funksioni, paraqitjen e funksionit me tabelë, diagram dhe dyshe të renditura dhe me grafik, përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, në gjetjen e rregullit të plotësimit të kufizave të vargut, plotësimin me kufiza të tjera një varg numerik, gjetjen e kufizave të vargut të Fibonaccit, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.
                                
   299   300   301   302   303   304   305   306   307   308   309