Page 308 - Demo
P. 308


                                    Libër për mësuesin/en306290Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Nëpërmjet shenjave si ajo që një libër paraqet 4 libra, ne mund të tregojmë sa libra ka lexuar secili nga 5 nxënësit (Agimi, Besniku, Drita, Edlira, Genci), gjatë pushimeve verore, si në figurë. a) Cili nxënës ka lexuar më shumë?b) Cilët nxënës kanë lexuar të njëjtin numër librash?c) Cili nxënës ka lexuar më pak?A mund të përzgjidhni një simbol tjetër për të treguar sa ka libra ka lexuar secili nxënës?Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimin duke përzgjedhur një simbol tjetër.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafikDiskutimi i situatave të mësipërme, nxënësit kuptojnë që për të marrë përgjigje për një çështje i duhet:- të mblidhen të dhënat për problemën që duam të shqyrtojmë;- të sistemohen këto të dhëna;- të përpunohen këto të dhëna;- të interpretohen këto të dhëna. Nxiten nxënësit të japin shembuj ku të dallojnë popullimin, individin dhe tiparin. Piktogrami një mënyrë e të paraqiturit të dhënave të grumbulluara.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Për secilin nga rastet, iu kërkohet që secili grup të zgjedhë vetë shenjën treguese të piktogramit. Punohet për të mbledhur të dhënat në lidhje me pyetjen e ushtrimit 3: Me cilin sport merreni në kohën e lirë? Grupet përcaktojnë simbolin me të cilin do të plotësojnë piktogramin. Pasi të kenë grumbulluar të dhënat e nevojshme dhe të kenë plotësuar piktogramet e tyre, iu përgjigjen 
                                
   302   303   304   305   306   307   308   309   310   311   312