Page 310 - Demo
P. 310


                                    Libër për mësuesin/en308292Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Tabelat statistikoreFjalët kyçe: statistika matematike, popullimi, individi, tipar statistikor, tabela statistikore, denduriaRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon informacionin e grumbulluar me ndihmën e tabelës statistikore; - interpreton informacionin e dhënë nga një tabelë statistikore; - gjen dendurinë për një vlerë të dhënë të tiparit statistikor;- demonstron shembuj nga jeta e përditshme në përdorimin e tabelave statistikore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuarPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”. Nga nxënësit kërkohet t’u përgjigjen pyetjeve:- Ku janë dhënë të dhënat për sipërfaqet e oqeaneve?- A mund të tregoni raste të tjera ku të dhënat jepen në tabelë?- Nga libri i matematikës plotësoni një tabelë ku të keni të dhëna për numrin e njësive mësimore që ka teksti, figurat që janë përdorur, për numrin e punëve në grup, numrin e figurave gjeometrike që ka teksti. Detyra punohet duke e ndarë klasën në grupe.Krahasohen të dhënat ndërmjet grupeve. Më pas i jepet zgjidhje situatës të paraqitur në libër.Në tabelën e mëposhtme janë dhënë syprinat e oqeaneve të Tokës (matur në milionë km2). Emri i oqeanit Syprina (milionë km2) Paqësor Indian Atlantik Arktik 178 75 92 15 
                                
   304   305   306   307   308   309   310   311   312   313   314