Page 311 - Demo
P. 311
Matematika 6309293a) Radhitni oqeanet sipas syprinës, nga më i vogli te më i madhi.b) Tregoni oqeanet që i kanë syprinat midis 50 dhe 100 (milionë km2).Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimDiskutimi i situatave të mësipërme, nxënësit kuptojnë që të dhënat e mara në një studim statistikor tregohen me ndihmën e tabelave statistikore, ku në rreshtin e parë jepet vlera e tiparit statistikor dhe në të dytën sa herë e gjejmë këtë vlerë të tiparit në informacionin që grumbullohet (denduria). Vrojtohet shembulli i dhënë në rubrikën “Vrojtoj dhe mësoj”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Për secilin nga rastet iu kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”. Në ushtrimin 4 ku kemi një zbatim nga praktika nxënësit krijojnë tabelën statistikor me dy denduritë dhe për vitin 2002 dhe 2009. Vrojtojnë ndryshimet e popullsisë në këto vite. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të popullimit, individit, tiparit statistikor që do të studiohet, vlerën e tiparit statistikor, dendurinë ndërtimin e tabelës statistikore, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore --------- v

