Page 313 - Demo
P. 313
Matematika 6311295Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Në tabelën e mëposhtme tregohet koha që harxhojnë disa nxënës për rrugën shtëpi-shkollë.Emri i nxënësit Tani Selina Olsi Irma Marita Koha (në min) 10 25 15 30 15 Vizatoni një kënd të drejtë dhe vendosni në brinjën horizontale emrat e nxënësve (secili emër të paraqitet me një segment). Në brinjën vertikale vendos një shkallëzim për kohën. Tani kohën për rrugën shtëpi-shkollë, për secilin nxënës, mund ta paraqitni me një shtyllë me një lartësi të caktuar. shtylla ka: a) si bazë emrin e nxënësit; b) si lartësi kohën përkatëse.Diskutoni për diagramin që morët. Në kompjuter në programin e Microsoft Office Excel punoni tabelën me të dhënat e mësipërme. Me udhëzimet e mësuesit/es provoni të ndërtoni diagrame të ndryshme. Bashkëbisedoni me shokun për llojet e diagrameve që ndërtuat. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupeZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në ndërtimin e diagramit shtyllë. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë diagramin e shembullit të dhënë në rubrikën e dytë të mësimit “Vrojtoni dhe mësoni”. Udhëzohen që mund të bëjnë diagramin dhe shtylla horizontale, ose dhe vetëm me segmente etj. Hidhen të dhënat në kompjuter dhe nxënësit krijojnë forma të ndryshme të diagrameve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Grupet e nxënësve udhëzohen të bëjnë diagrame të ndryshme. Për secilin nga rastet iu kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”. Në ushtrimin 4 ku kemi një zbatim nga praktika me të dhëna të sakta për sipërfaqet e kontinenteve ndërtohen diagrame shtyllë vertikale dhe horizontale. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”. Iu kërkohet të bëjnë diagrame shtylla horizontale dhe vertikale.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të popullimit, individit, tiparit statistikor që do të studiohet, vlerën e tiparit statistikor, dendurinë, ndërtimin e tabelës statistikore, ndërtimin e

