Page 315 - Demo
P. 315
Matematika 6313297Fjalët kyçe: statistika matematike, anketa, pyetjet e anketës, popullimi, individi, tipar statistikor, tabela statistikore, denduria, diagramet Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon të dhënat parësore dhe dytësore;- shkruan pyetje të qarta për një anketë;- realizon anketën dhe mbledh informacionin e duhur; - interpreton informacionin që ka grumbulluar;- demonstron shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të anketave.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, kompjuter, vizore, fletë A4. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për ti dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Në një fletë A4, nxënësve iu jepen disa pyetje:1. Si ndryshon temperatura e ujit në një enë, gjatë kohës që ai ngrohet?2. Cilët janë filmat e preferuar nga shokët e mi të klasës?3. Sa nxënës në klasën time kanë flokë gështenjë?4. A mendoni se do të bjerë shi gjatë 20 minutave të ardhshme?5. Sa pjesëtarë jeni në familje?6. Sa kohë harxhoni duke luajtur lojëra elektronike?7. Si ka ndryshuar numri i popullsisë së Kosovës?8. Cili nga librat shkollorë ka përdorur më shumë diagrame?9. Sa nxënës ka secila klasë në shkollën tonë?10. Sa është gjatësia e nxënësve të klasës sonë?Tregoni si mund të mblidhni të dhëna për pyetjet e mësipërme, (me anketë, me vëzhgimapo me matje).Mësuesi mund të hartojë vetë pyetje të tjera. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe Nxënësit në rastet e mësipërme dallojnë të dhënat parësore dhe ato dytësore.Si mund të hartoni një anketë?1. Formulohet pyetja për çështjen që na intereson.2. Të pyeturve u jepet një sasi përgjigjesh të mundshme, nga të cilat ata duhet të zgjedhin njërën.3. Hartohet një fletë shënimesh për përgjigjet që merren (për çdo përgjigje të mundshme shënohet sa herë është zgjedhur ajo).4. Të dhënat paraqiten në mënyrë të përshtatshme:

