Page 317 - Demo
P. 317
Matematika 6315299Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: MesataretFjalët kyçe: statistika matematike, mesorja, mesatarja aritmetike, moda, amplituda Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen modën, mesoren, mesataren aritmetike, amplitudën në një studim statistikor;- shpjegon në një studim statistikor rëndësinë e secilës prej tyre; - demonstron shembuj nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, A4. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës. Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.- Agimi mati temperaturën më të lartë të ditës për një javë. Gjatë matjeve, ai mori përkatësisht vlerat: 30ºC; 32ºC; 29ºC; 27ºC; 30ºC; 33ºC; 35ºC.Iu kërkohet nxënësve:a) Të rendisin temperaturat nga vlera më e ulët në më të lartën.b) Të gjejnë vlerën më të lartë dhe më të ulët të temperaturës.c) Të gjejnë cila është vlera e temperaturës në mes të vargut?d) Të gjejnë se cila vlerë e temperaturës matur më shumë.e) Të gjejnë ndryshimin ndërmjet temperaturës më të lartë dhe më të ulët.

