Page 318 - Demo
P. 318
Libër për mësuesin/en316300f) Të gjejnë temperaturën mesatare të javës.Të demostrojnë përgjigjet e tyre në tabelë nga nxënësit.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:Koncepti Si e kupton shembullMesorja (mediana)ModaMesatarja aritmetikeAmplituda Vlera në mes të vargut statistikor kur është renditur nga më e vogla tek më e madhjaVlera me denduri më të madheHerësi i shumës së të gjitha vlerave statistikore me numrin e tyre………………..30 gradë30 gradë…………………….Ftohen nxënësit të vrojtojnë shembullin e zgjidhur në tekst për të gjykuar se cili prej nxënësve është më i suksesshëm, duke vrojtuar mesataren, modën, shtrirjen (amplitudën e notës).Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Për secilin nga rastet, nxënësit gjejnë modën, mesoren, mesataren, amplitudën. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demostrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së mesores, modës, mesatares aritmetike dhe amplitudës në një studim statistikor, demonstrimi në situata të veprimtarisë së përditshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore --------- v

