Page 319 - Demo
P. 319


                                    Matematika 6317301ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Statistikë dhe probabilitetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.).- Përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kuptimi i probabilitetitFjalët kyçe: ngjarje, mundësia e ndodhjes së ngjarjes, ngjarje të mundshme, të sigurta, të pamundura, probabilitetiRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon një ngjarje kur është e mundur e sigurt ose e pamundur;- përkufizon probabilitetin si masë të ndodhjes së ngjarjes;- demonstron shembuj nga veprimtaria e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, A4. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës. Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
                                
   313   314   315   316   317   318   319   320   321   322   323