Page 320 - Demo
P. 320
Libër për mësuesin/en318302Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/lojë me zareMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Bashkëbisedoni me shokët për mundësinë e ndodhjeve të ngjarjeve:a) A do të bjerë shi nesër?b) Nëse hidhni një zar, cili numër do t’ju bjerë?Kërkohet nga nxënësit të sjellin shembuj të tjerë ngjarjeve ku të bashkëbisedohet për mundësinë e ndodhjes së tyre.Loja me zare. Një nga nxënësit e klasës hedh një zar. Bashkëbisedohet për mundësitë e rënies së zarit. Çfarë numri mund të bjeri?Loja me letra. Tërheqim një letër. Çfarë letre ka mundësi të tërheqim?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:Bashkëbisedohet rreth këtyre koncepteve, duke vrojtuar dhe shembujt e tekstit.Ndahet klasa në grupe. Secili prej grupeve përfshihet në njërën nga lojërat:1. Në një qese fusim karamele të njëjta po me letra të ndryshme p.sh. 4 të kuqe, 5 te verdha, 3jeshile. Fusim dorën dhe nxjerrim rastësisht njërën prej tyre.2. Në shirita të njëjtë letre shkruhen germat e fjalës “libër”. Të kthyera përmbys. Tërhiqet rastësishtnjëra prej tyre.3. Hidhet një monedhë.4. Tërhiqet rastësisht një letër nga tufa e letrave.5. Cili nxënës do të ngrihet në tabelë?Udhëzohen nga mësues/ja të shikoj ngjarje të sigurta, të mundshme dhe të pamundshme.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Për secilin nga rastet, nxënësit gjykojnë për mundësinë e ndodhjes së ngjarjes, duke dalluar ngjarjet e mundshme, të pamundura dhe të sigurta. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demostrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të ngjarjes, për shpjegimin e konceptit të probabilitetit, demonstrimin në situata të veprimtarisë së përditshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

