Page 323 - Demo
P. 323
Matematika 6321305e mundshme, të pamundura dhe të sigurta, gjejnë numrin e rasteve të mundshme të ngjarjes, numrin e rasteve që favorizojnë ngjarjen dhe njësojnë probabilitetin. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demostrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të ngjarjes, të numrit të mundësive të ndodhjes së ngjarjes, të mundësive që favorizojnë ngjarjen, njësimin e probabilitetit për ngjarjet e sigurt, të mundshme dhe të pamundur, demonstrimi në situata të veprimtarisë së përditshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Statistikë dhe probabilitetRezultati i të nxënit të temës:- Përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi.- Përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj. - Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur probabilitetin.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.

