Page 324 - Demo
P. 324
Libër për mësuesin/en322306Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike; b. fjalorin fillestar matematik; c. paraqitje të ndryshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Probabiliteti statistikorFjalët kyçe: ngjarje, prova, probabiliteti statistikor Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon probabilitetin statistikor; - kryen prova të ndodhjes së një ngjarje duke shënuar mundësitë që ndodhin;- njëson probabilitetin statistikor të ndodhjes së një ngjarje;- demonstron shembuj nga veprimtaria e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës. Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/lojëMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Rikujtojmë hedhjen e një kutie shkrepëse ku shënojmë me A, B, C faqet duke filluar nga faqja më e madhe deri te faqja më e vogël.Hedhim kutinë dhe shqyrtojmë ngjarjet:1) bie faqja A;2) bie faqja B;3) bie faqja C.Nëse do të luanit lojën “Zgjidh faqen”, cilën faqe do të zgjidhni?A kanë faqet të njëjtën mundësi për të rënë? Cila faqe ka mundësinë më të madhe për të rënë? Pse? Hidhni kutinë e shkrepëses disa herë dhe mbani shënim për ngjarjen që ndodh.Luani më zarin. Hidhni disa herë zarin dhe mbani shënim numrin që bie.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi grafik i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:probabilitetin statistikor. → numrin e pjesëve që ndodhin → numrin e provave që kryhen

