Page 325 - Demo
P. 325


                                    Matematika 6323307Vrojtohet shembulli i dhënë në libër. Udhëzohen nxënësit të japin përgjigje për punën në grup.A mund të arrijmë, nga këto rezultate, në përfundimin se, nëse e hedhim kutinë 30 herë, ajo do të bjerë 26 herë A, 3 herë B dhe 1 herë C? Argumentoni përgjigjen. Bashkëbisedohet rreth këtyre koncepteve duke vrojtuar dhe shembujt e tekstit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimet 1 dhe 2 të dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Për secilin nga rastet, nxënësit gjykojnë pasi kanë kryer provat e kërkuara. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demostrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të ngjarjes, për gjetjen e numrit të rasteve që ndodhin gjatë kryerjes së provave dhe njësimin e probabilitetit statistikor, demonstrimi në situata të veprimtarisë së përditshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Statistikë dhe probabilitetRezultati i të nxënit të temës:- Grumbullon, klasifikon, lexon, interpreton dhe paraqet të dhënat (duke përfshirë: pyetësorë, eksperimente, media elektronike etj.) për të nxjerrë konkluzione.- Llogarit mesataren aritmetike, modën nëpërmjet të dhënave.- Përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.).- Përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi.- Përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj.- Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin.
                                
   319   320   321   322   323   324   325   326   327   328   329