Page 326 - Demo
P. 326


                                    Libër për mësuesin/en324308Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: statistika matematike, popullimi, individi, tipar statistikor, piktogrami, tabela statistikore, denduria, diagramet, anketa, pyetjet e anketës, mesorja, mesatarja aritmetike, moda, amplituda, ngjarje, mundësia e ndodhjes së ngjarjes, ngjarje të mundshme, të sigurta, të pamundura, probabiliteti, prova, probabiliteti statistikor.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grumbullon, klasifikon, lexon, interpreton dhe paraqet të dhënat (duke përfshirë);- pyetësorë, eksperimente, media elektronike etj.) për të nxjerrë konkluzione;- llogarit mesataren aritmetike, modën, nëpërmjet të dhënave;- përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.);- përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi;- përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj;- zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme, duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.
                                
   320   321   322   323   324   325   326   327   328   329   330