Page 328 - Demo
P. 328
Libër për mësuesin/en326310ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Statistikë dhe probabilitetRezultati i të nxënit të temës:- Grumbullon, klasifikon, lexon, interpreton dhe paraqet të dhënat (duke përfshirë: pyetësorë, eksperimente, media elektronike etj.) për të nxjerrë konkluzione.- Llogarit mesataren aritmetike, modën nëpërmjet të dhënave.- Përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.).- Përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi.- Përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj.- Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, medianë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: statistika matematike, popullimi, individi, tipar statistikor, piktogrami, tabela statistikore, denduria, diagramet, anketa, pyetjet e anketës, mesorja, mesatarja aritmetike, moda, amplituda, ngjarje, mundësia e ndodhjes së ngjarjes, ngjarje të mundshme, të sigurta, të pamundura, probabiliteti, prova, probabiliteti statistikor

