Page 329 - Demo
P. 329
Matematika 6327311Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grumbullon, klasifikon, lexon, interpreton dhe paraqet të dhënat (duke përfshirë: pyetësorë, eksperimente, media elektronike etj.) për të nxjerrë konkluzione;- llogarit mesataren aritmetike, modën, medianën nëpërmjet të dhënave;- përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.);- përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi;- përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj;- zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit e popullimit, individit dhe tiparit statistikor, grumbullimin e informacionit, gjetja e mesores, mesatares aritmetike, modës, amplitudë, paraqitja e të dhënave me diagrame, përcaktimi i llojit të ngjarjes, e sigurt, e mundshme, e pamundur, mundësitë që mundësojnë dhe ato që favorizojnë ngjarjen, njësimin e probabilitetit, probabilitetin eksperimental, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsëriten njohuritë e kreut. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

