Page 35 - Demo
P. 35


                                    Matematika 633Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe  Mësuesi/ja fton nxënësit/et të punojnë në grupe me nga 4-5 nxënës për t’iu përgjigjur çështjeve të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.- Cilat janë shifrat që përdorim për të shkruar numrin natyror?- Cili është numri më i vogël natyror? Po më i madhi?- A tregon të njëjtën vlerë shifra 4 në numrat: 45; 134; 45 560;? Argumentoni përgjigjen.Merr disa përgjigje nga nxënësit/et për pyetjet e shtruara.- Shifrat që përdorim për të shkruar numrat natyrorë janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9.- Numri më i vogël natyrorë është 1. Numrat natyrorë janë të pakufizuar, andaj nuk mund të përcaktohet më i madhi.- Jo. Te 45 tregon dhjetëshe, 134 tregon njëshe dhe 45 560 tregon dhjetë mijëshe. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Në bashkëbisedim me nxënësit/et, nëpërmjet shembujve të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”, kujtohen:- Cilat janë shifrat që përdoren për shkrimin e numrit natyror?- Si shkruhen dhe lexohen numrat natyrorë?- Si varet vlera e shifrës nga rend i saj?- Jepni ju një shembull, p.sh.: çfarë vlere ka shifra 1 në numrat e mëposhtëm: 1 235 ,121, 41 034.- Cilat janë klasat që njohin nxënësit/et dhe rendet për secilën klasë?U kërkohet nxënësve të shkruajnë në tabelë numra natyrorë, ta ndajnë në klasa dhe ta lexojnë atë.Të tregojnë vlerën për secilën shifër.Shembull 1: Lexoni dhe shkruani me fjalë numrin që tregon sipërfaqen e shtetit në km2. Shteti Sipërfaqja (km2)Shqipëria 28 748Gjermania 357 021USA 9 831 510Kosova 10 908Shembull 2: Plotësoni tabelën, duke shkruar shifrat e numrave te vlera përkatëse. Numri Njëqind mijëshe Dhjetë mijëshe Një mijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe354 278277 103 31 254 15073003 5 4 2 7 8Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe dysheNxënësit/et të punojnë në dyshe ushtrimet e rubrikës “Ushtroni duke zbatuar” dhe “Zbatoni në praktikë”.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39