Page 36 - Demo
P. 36


                                    Libër për mësuesin/en341. Në shkrimet për disa numra natyrorë, të dhënë më poshtë, shifra 0 nuk duhet vendosur. Bëni korrigjimin. 2503; 0250; 1001; 0035. 2. Lexoni numrat: 253; 4279; 54923; 300420; 8450900.3. Shkruani numrat: Dymijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre; tridhjetë e pesëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një; treqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e dyqind. Përfaqësues të dysheve të nxënësve japin zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Gjatë prezantimit të zgjidhjes kërkohet argumentimi i përgjigjes së ushtrimit. Bashkëbisedohet për shembullin e dhënë nga praktika. Ftohen nxënësit/et të japin shembuj të tjerë. Kërkohet nga nxënësit/et që të ndarë në grupe të punojnë ushtrimet tek teksti i nxënësit.1. Agimi numrin pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëdhjetë e tetë e shkroi 58 678. Si lexohet numri që shkroi Agimi? A ka vepruar drejt? Si duhet shkruar?2. Një shoqëri tregtare, gjatë një jave, shiti 6 makineri me vlerë 1000 euro dhe 5 pajisje me vlerë 100 euro. Sa euro arkëtoi kompania gjatë kësaj jave?Nxënësit/et udhëzohen të kontrollojnë dhe vlerësojnë mënyrën dhe saktësinë e zgjidhjes së detyrave të shokut që ka në krahun e djathtë secili në grup, duke i vendosur në fund të fletës simbole: ⃰ - plotësisht saktë + - pjesërisht saktë ? - pasaktëVlerësimi i nxënësve:Duke përdor teknikën e vlerësimit me ngjyrat e semaforit, nxënësit/et vlerësohen gjatë të gjitha fazave të orës së mësimit.Në pjesën ku nxënësit/et prezantojnë rezultatet e arritura për njëri tjetrin aplikohet vlerësim i ndërsjellë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40