Page 38 - Demo
P. 38
Libër për mësuesin/en36 Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dyshe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et që të diskutojnë në dyshe dy shembujt e dhënë në rubrikën “kërkoni dhe zbuloni” që i përket Krahasimi i numrave natyrorë.“Iliri qëndroi në biblotekën e shkollës 30 min, Mira qëndroi 55 min dhe Era 40 min.”- Cili qëndroi më shumë? Po më pak?“Secili prej tyre mori për të lexuar nga një libër përkatësisht me 150 faqe, 90 faqe dhe 180 faqe.- Cili nga librat kishte më shumë faqe? Po më pak?- Si vepruat për të krahasuar numrat e mësipërm? Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Nxënësit/et udhëzohen të lexojnë në librin e tyre rubrikën vrojtoni dhe mësoni duke u fokusuar në përkufizimin që kërkohet të mbajnë mend se si krahasohen numrat natyrorë me shumë shifra. Ata diskutojnë bashkë me mësuesin/en për shembujt të cilët do t’i sqarojnë bashkërisht duke i shkruar në tabelë :Krahasoni numrat natyrorë: a) 353 dhe 53; b) 2324 dhe 324. c) 345 dhe 245; d) 2353 dhe 7353 e) 6479 dhe 6479 Renditini në rritje numrat natyrorë: a) 935; 743; 105; 243; 1@111. b) 9@435; 8@271; 9@344; 2@923. Nxënësit/et në grupe zgjidhin detyrat e dhëna në rubrikën ushtrohuni duke zbatuar 1. Krahasoni 3572 me 3529; 2. Vini shenjën < apo > ndërmjet numrave 15722; 15726. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupePër shembullin e dhënë tek rubrika zbatoj në praktikë mësuesi/ja kërkon nga që të grupuar nga 4 nxënës/e ta zgjidhin dhe të përgjigjen në pyetjet e parashtruara duke argumentuar përgjigjen bazuar në tabelën ku janë dhënë diametrat e tetë planeteve të sistemit diellor.Planeti Diametri (km) Mërkuri 4@840Venusi 12@104Toka 12@756Marsi 6@760Jupiteri 140@700Saturni 120@700Urani 50@800Neptuni 4@950a) Cili planet ka diametrin më të madh? Po më të vogël?b) Cili planet ka diametër më të vogël se Toka, por më të madh se Marsi?Për të kontrolluar dhe vlerësuar të nxënit e kësaj njësie mësimore mësuesi u kërkon që secili nxënës të shkruaj një shembull ( problem ) duke përdorë krahasimin e numrave.P.sh. ata mund të japin këtë detyrë për ta zgjidhur:“Me shifrat 3,0,4,7 shkruani të gjithë numrat natyrorë që fitohen prej tyre dhe radhitni ata sipas radhës rritëse.”

