Page 39 - Demo
P. 39
Matematika 63725dhe për saktësinë e zgjidhjes së detyrave për krahasimin e numrave natyrorë:a) me numër të ndryshëm shifrash;b) me numër të njëjtë shifrash.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Vendos numrat natyrorë në boshtin numerik dhe i radhit ata.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II. 6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës: 3. 5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime,numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.5. 1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke indërlidhur ato me situata konkrete. “Fituesi i Gjysmë-maratonës së 17-të Ndërkombëtare “Prishtina 2017” është keniani, Benard Muinde Matheka, i cili shtegun prej 21 kilometra e vrapoi për 3953 sekonda. Finalistja e parë nga femrat ishte Betty Chepleting po ashtu nga Kenia, e cila shtegun prej 21 kilometra e përfundoi për 4584 sekonda. Cili/a mbërriti i pari në shteg?”Vlerësimi i nxënësve:Mësuesi/ja vlerëson nxënësit/et gjatë gjithë orës duke vëzhguar të nxënit në dyshe, angazhimin në grup dhe mënyrën e saktësinë e zgjidhjes së detyrave. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

