Page 40 - Demo
P. 40
Libër për mësuesin/en3826ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Boshti numerik. Radhitja e numraveFjalët kyçe: Drejtëz e orientuar, segment njësi, bosht numerik, radhitje e numrave.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - vizaton boshtin numerik me ndarje të sakta përmes segmentit njësi;- cakton numrat natyrorë, të dhënë në shembuj, në boshtin numerik ; - radhit numrat në boshtin numerik duke filluar me numrat më të vegjël në anën e majtë kah ata më të mëdhenj në anën e djathtë;- arsyeton vendndodhjen e numrave paraardhës përkatësisht pasardhës në boshtin numerik duke i vendosur sipas radhës në boshtin numerik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, Fletore pune, vizore, enë e shkallëzuar kuzhine.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Zbatimi në jetën e përditshme i ndarjeve në njësi të barabarta. P.sh. vizorja, enët e shkallëzuara të kuzhinës, treguesi i shpejtësisë në makinë etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh (punë individuale dhe grupore)Ftohen nxënësit të diskutojnë rreth situatës të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”: të vizatojnë në fletore një gjysmëdrejtëz të orientuar, të përzgjedhin njësinë ndarëse, të ndajnë gjysmëdrejtëzën në njësi të barabarta.Çfarë kanë ndërtuar?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Me mënyrën e mësipërme u ndërtua boshti numerik. Çdo numri natyror i përket një pike në boshtin numerik. Duke ditur vendosjen e pikave në boshtin numerik mund të radhitim numrat nga më i vogli te më i madhi ose anasjelltas. Në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”, shembujt e dhënë konkretizojnë këtë veprim.Bashkëbisedohet rreth këtyre shembujve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në dyshe dhe grupeNxënësve iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet e rubrikës “Ushtrohuni duke zbatuar”. Demonstrohet zgjidhja e ushtrimeve në tabelë duke kërkuar argumentimin e veprimeve. Në ushtrimin 5 ku kërkohet radhitja e maleve sipas lartësisë që kanë nga më i ulëti te i larti, nxënësit do ta punojnë në dyshe duke i radhitur malet. Ftohen nxënësit të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”, për të përforcuar njohuritë.Nxënësit vlerësojnë punën e shokut të tyre.

