Page 42 - Demo
P. 42


                                    Libër për mësuesin/en4028ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rrumbullakimi i numrave natyrorë Fjalët kyçe: Rrumbullakim, dhjetëshe më e afërt, qindëshe më e afërt, mijëshe më të afërt.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - rrumbullakon numrat natyrorë në dhjetëshen, qindëshen dhe mijëshen më të afërt;- përcakton afërsinë e numrave të dhënë me numrin e fituar pas rrumbullakimit;- arsyeton përdorimin e shenjës ≈ (afërsisht) kur bëjmë rrumbullakimin e numrave natyrorë; - vlerëson rëndësinë e përafrimit, rrumbullakimit të numrave natyrorë në shembuj nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, Fletore pune, fleta A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimiNevoja për rrumbullakimin e numrave natyrorë në situata të ndryshme jetësore për të thjeshtuar llogaritjet ose për të mbajtur mend më lehtë numrat e mëdhenj me shifra të ndryshme e që nxënësit/et mund t’i arsyetojnë duke zbatuar rregullat e rrumbullakimit të numrave natyrorë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe (Stuhi mendimesh/Di) Ftohen nxënësit/et të diskutojnë rreth situatës së dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.a) “Agimi është i gjatë 152 cm e 3 mm”b) “Largesa Prishtinë-Pejë është 72 km e 273 m”c) “Koncerti zgjati 2 orë e 32 sekonda”d) “Në stadium ishin 142259 spektatorë”A është e nevojshme të jemi kaq të saktë në situatat e dhëna?Si do të shpreheshit ju në këto raste? A ia ndërron kuptimin apo saktësinë në fjalisë së dhënë, vlera që zëvendësuat? Ndërtimi i njohurive të reja: Dua të di/MësovaNxënësit/et duke u konsultuar në grupe dhe duke dhënë secili prej tyre ide, formulojnë pyetjet: - Në çfarë rastesh mund të bëjmë rrumbullakimin e numrave natyrorë?- Cili është simboli që tregon rrumbullakimin e numrit natyrorë?- Arsyetoni pse duhet zëvendësuar simbolin “=” me “≈” kur rrumbullakojmë numrat.- Me cilën shifër duhet të zëvendësohen shifrat pas rrumbullakimit?- Cila shifër përcakton kufirin e rritjes apo jo për një njësi të shifrës tek e cila bëhet rrumbullakimi?- Si rrumbullakohet një numër natyrorë në dhjetëshen më të afërt?- Si rrumbullakohet një numër natyrorë në qindëshen më të afërt?- Si rrumbullakohet një numër natyrorë në mijëshen më të afërt?Shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” i ndihmojnë nxënësit për të dalë në përfundime të sakta për rrumbullakimin.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46