Page 43 - Demo
P. 43


                                    Matematika 64129Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe (Turi i galerisë) Mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et që të plotësojnë tabelën në fletën A4 e cila është e ndarë në katër kolona. Duke bashkëbiseduar, komentojnë rregullat e rrumbullakimit dhe plotësojnë kolonën e dytë, të tretë dhe të katërt sipas kërkesave të bëra. Në kolonën e parë janë të dhënë numrat nga mësuesi/ja.Në fletën e dhënë A4, nxënësit /etdo të zgjidhin edhe detyrat nga libri, përkatësisht rubrika “Ushtrohuni duke zbatuar”. Në dy shembujt e parë nga kjo rubrikë, do të përdorin simbolin “≈” (lexohet afërsisht) për të treguar numrin e rrumbullakosur.Secili grup, fletët A4 me detyrat e punuara do t’i vendosë në tabelën e punimeve.Duke e vizituar tabelën dhe duke analizuar punimet e grupeve tjera, secili grup do të vlerësojë me letër ngjitëse me ngjyrë punimet. Letra me ngjyrë të gjelbër – plotësisht saktë Letra me ngjyrë të kaltër (blu) – pjesërisht saktë Letra me ngjyrë të kuqe – pasaktëVlerësimi i nxënësve:Nxënësit/et vlerësohen për angazhimin në punën në grup, dhe përgjigjet individuale që japin.Duke përdor teknikën e vlerësimit të ndërsjellë me ngjyrat e letrave ngjitëse.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit/et udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Kryen veprimet aritmetike me numra natyrorë (mbledhjen)
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47