Page 44 - Demo
P. 44
Libër për mësuesin/en4230Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II. 4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III. 3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2. 3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4. 3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike, në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.6. 3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore, duke i ndërlidhur ato mesituata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Mbledhja e numrave natyrorë. Veti të mbledhjesFjalët kyçe: mbledhje, shumë, mbledhorë, plusRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - mbledh dy a më shumë numra natyrorë duke u bazuar në rregullat e mbledhjes;- demonstron mbledhjen e dy numrave natyrorë në boshtin numerik;- vërteton vetitë e mbledhjes në shembujt e dhënë duke përdorë barazitë e dhëna për to; - zbaton në shembuj nga jeta e përditshme mbledhjen e numrave natyrorë dhe vetitë e mbledhjes.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, vizoreLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Në situata jetësore, mbledhja si veprim matematikor do të përdoret pambarimisht. Mbledhja është koncept që përdoret në të gjitha lëndët dhe fushat kurrikulare, pa dallim.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeFtohen nxënësit/et të diskutojnë rreth situatës të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.- Në parkingun pranë stadiumit janë 120 makina. Kjo sasi është 30 makina më e vogël se sasia e makinave në parkingun pranë autostradës. Cili është parkingu më i madh? Në grupe me nga 6 nxënës, do të diskutojnë rreth detyrës dhe do të ndajnë fletën e fletores së tyre siç është dhënë më poshtë, duke shkruar formën e zgjidhjes së detyrës nga Agimi në të majtë dhe formën se si ata mendojnë se duhet zgjidhur, në të djathtë.

