Page 45 - Demo
P. 45


                                    Matematika 64331AGIMI UNË120 – 30 = 90 120 + 30 = 150 “Parkingu te stadiumi është “ Parkingu tek autostrada ështëmë i madh se ai tek autostrada.” më i madh se ai te stadiumi.” U kërkohet të diskutojnë dallimin mes zgjidhjes që bëri Agimi dhe asaj se si do ta zgjidhin nxënësit/et problemën.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim dhe lexim në dysheDuke pas parasysh se mbledhjen, si veprim me numra natyrorë, nxënësit e kanë mësuar gjatë gjithë shkollimit të tyre pesëvjeçarë, do t’i rikujtojnë elementet e mbledhjes duke lexuar dhe komentuar me ta pjesën e mësimit në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Mësuesi/ja do t’i paraqesë në tabelë boshtin numerik, ndërsa nxënësit do të demonstrojnë në fletore mbledhjen në mënyrë grafike. Nxirren vetitë e mbledhjes duke punuar nxënësit në grupe. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Stilolapsat në mes (Punë në grupe).Nxënësit të ndarë në grupe zgjidhin katër shembujt e dhënë në rubrikën “Ushtroni duke zbatuar”.Kur mbarojnë detyrat, nxënësit i vënë lapsat me të cilët kanë zgjidhur detyrat në mes të tavolinës dhe mësuesi/ja përmes lapsit përzgjedh nxënësin që do të zgjidhë një detyrë në tabelë. Kështu veprohet me radhë në disa grupe derisa të zgjidhin detyrat që kanë punuar së bashku.Vlerësimi i nxënësve:Mësuesi/ja vlerëson punën dhe angazhimin e nxënësve në dyshe dhe në grup. Nxënësit vlerësohen individualisht për saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe zgjidhjes së detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49