Page 47 - Demo
P. 47


                                    Matematika 64533Nxënësit/et ftohen të diskutojnë rreth situatës së dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.- Për të arritur te ne, dritës së nisur nga Ylli Polar i duhen 430 vjet. Në cilin vit është nisur drita e këtij ylli që ne shohim sot? Cilin veprim aritmetik do të kryejnë për të zgjidhur situatën problemore?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim dhe punë në grupe Zgjidhja e situatës së mësipërme kërkon kryerjen e veprimit të zbritjes: 2018 – 430 = ?Nëpërmjet shembujve të dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” kujtohet si zbriten dy numra natyrorë:a) me ndihmën e boshtit numerik;b) duke zbritur shifrat e të njëjtit rend.Kush quhet i zbriteshim, zbritësi, ndryshimi? Shembuj. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe dhe në dysheNxënësit/et endarënë grupenga 4-5 vetë zgjidhinshembujt edhënënë rubrikën“Ushtroniduke zbatuar”. Nxiten nxënësit/et t’i zgjidhin detyrat në fletë A4 dhe pastaj ta vendosin në tabelë. Diskutohen zgjidhjet dhe argumentimi i saj nga përfaqësues të grupeve.Në fund vendosin për pikëzimin e detyrës së secilit grup duke u bazuar në mënyrën dhe saktësinë e zgjidhjes së detyrës.3 pikë – nëse grupi ka kryer detyrat pa gabime. 2 pikë – nëse grupi ka ndonjë gabim në detyra. 1 pikë – nëse grupi ka shumë gabime në detyra.0 pikë – nëse grupi nuk i ka punuar fare detyrat. Nxënësve u jepet detyrë që për të argumentuar zbatimin në praktikë, të krijojnë nga një problem matematikor në lidhje me zbritjen e numrave natyrorë dhe ta zgjidhin atë. Në detyrë të kërkohet që të vërtetojnë veprimin e zbritjes përmes mbledhjes dhe të sqarohet lidhja (dallimet) mes këtyre dy veprimeve. Secili grup do të komentojë detyrën e zgjidhur dhe të provojë saktësinë e zgjidhjes duke e kthyer në mbledhje veprimin e zbritjes. Vlerësimi i nxënësve:Mësuesi/ja vlerëson punën në grupe dhe në dyshe duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit mes nxënësve. Ecuria dhe saktësia e zgjidhjes së detyrave do të jetë kriter në vlerësimin individual të tyre.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit/et udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51