Page 48 - Demo
P. 48
Libër për mësuesin/en46ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa:VI (gjashtë)Tema : Numrat Rezultati i të nxënit të temës:• - Kryen veprimet aritmetike me numra natyrorë, (shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar njëproces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 1.7 Mbledhja dhe zbritja e numrave në shtyllëFjalët kyçe: mbledhje, zbritje, shumë, ndryshim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Mbledh dy e më shumë numra natyrorë në shtyllë duke caktuar shumën e tyre. - Zbret dy numra natyrorë në shtyllë duke përcaktuar ndryshimin. - Zbaton në shembuj nga jeta e përditshme mbledhjen dhe zbritjen në shtyllë, si formë më praktike për këto dy veprime.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.6, Fletore pune Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Në situata jetësore, mbledhja dhe zbritja me numra të mëdhenj është shumë e shpeshtë kështu që veprimet kryhen në shtyllë, si proces më praktik.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë individualeMësuesi/ja u jep nxënësve për detyrë që secili të zgjidhë në fletore shembullin e dhënë në rubrikën Kërkoni e zbuloni :“Libri ka 325 faqe. Zana ditën e parë ka lexuar 100 faqe. Sa faqe më tepër se ditën e parë duhet të lexojë për ta mbaruar librin?”

