Page 49 - Demo
P. 49
Matematika 647Ai/ajo përcjellë secilin se në ç’formë e kanë zgjidhur detyrën dhe në tabelë u kërkon të dalin dy nxënës/e. Këta të dy mësuesi/ja duhet t’i zgjedhë bazuar në mënyrën se si i kanë kryer veprimet në rresht njëri, ndërsa tjetri në shtyllë. Do të pyeten nxënësit/et se cila mënyrë është më praktike për ta. Sigurisht që kur kemi të bëjmë me numra shumëshifrorë mbledhja dhe zbritja e numrave në shtyllë është më praktike andaj edhe duhet ta analizojmë dhe diskutojmë më gjerësisht.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Duke bashkëbiseduar në grup nga 5-6 nxënës/e do t’i zgjidhin detyrat e dhëna në rubrikën vrojtoni dhe mësoni.Bashkëbisedimin, sugjerimet dhe komentet në grup do t’i zgjerojnë duke zgjidhur detyrat:1. Kryeni mbledhjen në shtyllë2. A janë vendosur si duhet, poshtë njëri-tjetrit, mbledhorët në rastet e mëposhtme? Në qoftë se jo, bëni ndryshimet e duhura dhe pastaj kryeni mbledhjet. 3. Kontrolloni saktësinë e veprimit të mbledhjes dhe të zbritjes. 4. Në tabelë është treguar vlera (në euro) e prodhimit të një fabrike mobiljesh për muajt janar, shkurt, mars. Plotësoni tabelën. Prodhimi Janar Shkurt Mars GjithsejKarrige 4 567 5 639 4 945Tryeza 1 678 2 445 359Gjithsej

