Page 5 - Demo
P. 5
3Hyrje“Mësuesi/ja mediokër tregon. Mësuesi/ja i/e mirë shpjegon. Mësuesi/ja superior/e demonstron. Mësuesi/ja madhështor/e inspiron.”W. A. WardTë nderuar mësues/e!Libri i mësuesit për librin Matematika 6, ju vjen si një ndihmë për punën tuaj të përditshme në formë të një udhëzuesi e që është i bazuar në dokumentet bazë për Arsimin Parauniversitar të MASHTI-t. Libri Matematika 6 që është dedikuar për nxënësit e klasave të gjashta do të jetë më kuptimplotë për ju të dashur mësues/e kur do të përdorni edhe Librin e mësuesit dedikuar për të. Këtë libër do ta keni udhërrëfyes për punën tuaj në një vit shkollor me të gjitha dokumentet bazë që i duhen një mësuesi të matematikës për planifikim, zbatim dhe vlerësim.Një planifikim i mirë nuk do të thotë vetëm një letër më shumë në portofolin e mësuesit/eses, por një skenar se si do të zhvillohet mësimdhënia, të nxënit, arritja e rezultateve të synuara dhe vlerësimi në klasë. Në te do të gjeni: Planin vjetor, Planet dymujor, Planin javor, Plane ditore. Të gjitha këto janë punuar në formatin e dhënë në Udhëzuesin praktik për zbatimin e Kurrikulës (fusha e kurrikulës MATEMATIKA, prill 2018).Për të pasur më të lehtë përdorimin dhe zbatimin në praktikë të planeve dhe materialeve të tjera do t’u japim udhëzime dhe sqarime veç e veç për secilën nga to.

