Page 50 - Demo
P. 50


                                    Libër për mësuesin/en485. Zëvendësoni pikat me shifra që të jetë i saktë përfundimi i veprimit. a) 3 475984 6 b)71854 767 9 5 c) 14235 14 8Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe me nga 4-5 nxënës/e Për të forcuar dhe siguruar të nxënit e këtij mësimi u jepet për detyrë që secili grup nxënësish të zgjidhin një problem matematikor në lidhje me mbledhjen dhe zbritjen e numrave të mëdhenj natyrorë pra numrave shumëshifrorë.1. Në Oqeanin Atlantik ka 3 ishuj që janë territore franceze (Martinika, Guadalupa, Sent Pjer e Mikelon) me sipërfaqe përkatësisht 1128 km2, 1703 km2, 242 km2. Sa është sipërfaqja e përgjithshme e territoreve franceze në Atlantik? 2. Kryeni zbritjen dhe bëni provën e saj nëpërmjet mbledhjes. a) 1254–787b) 54 273– 37 8843. Në stacionin e parë zbritën nga autobusi 5 njerëz, kurse në stacionin e dytë zbritën 11 njerëz. Në fillim në autobus ishin 49 njerëz. Sa njerëz mbetën në të? 4. Dy shufra akulli ndryshojnë me 20 cm. Ato shkurtohen çdo minutë me 10 cm. Më e shkurtra e ka gjatësinë 50 cm. Sa do të jetë ndryshimi i tyre pas 7 minutash? Argumento përgjigjen, duke treguar vetinë që zbaton. 5. Për stadiumin me 18500 vende janë shitur 15356 bileta. A mund të futim në të 1550 turistë të ardhur në çastet e fundit para fillimit të ndeshjes? Vlerësimi i nxënësve: Mësuesi/ja vlerëson nxënësit/et në vazhdimësi për mënyrën dhe saktësinë e zgjidhjes së detyrave.Vlerësimi i mësuesit/es do të përqendrohet në formën e zgjidhjes së problemave të marra nga jeta reale dhe saktësisë së zgjidhjeve të dhëna.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54