Page 51 - Demo
P. 51


                                    Matematika 649ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa:VI (gjashtë)Tema : Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Kryen veprimet aritmetike me numra natyrorë, (shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin).- Zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore aritmetikore me numra natyrorë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formëtekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve,formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma tëndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 1.8 Shprehjet numerikeFjalët kyçe: shprehje numerike, vlerë e shprehjes numerike, radhë e kryerjes së veprimeve.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Përkufizon kuptimin e shprehjeve numerike duke thënë rregullën.- Përcakton radhën e veprimeve (mbledhje dhe zbritje) në shprehjet numerike pa kllapa dhe me kllapa gjatë zgjidhjes së detyrave.- Kryen veprimet e mbledhjes dhe zbritjes në shprhje numerike për të gjetur vlerën e shprehjes numerike. - Analizon shprehjen numerike të formuar nga një problem matematikor i cili është dhënë me tekst duke e shëndërruar të dhënat me fjalë në “gjuhën e matematikës“.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.6, Fletore pune dhe fletë A4.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikimShoqëria dhe mjedisiNë situata të jetësore, çështjet dhe problemet e ndryshme duhet t’i kthejmë në “gjuhën e matematikës”, pra në shprehje numerike për t’ua gjetur vlerën.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55