Page 52 - Demo
P. 52


                                    Libër për mësuesin/en50PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et që duke e diskutuar në grup t’a zgjidhin detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni e zbuloni te mësimi Shprehjet numerike. Ai/ajo i përcjellë se si po e zgjidhin dhe argumentojnë zgjidhjen e saktë të detyrës dhe në tabelë i shkruan zgjidhjet e detyrës, që disa nxënës/e nga grupet japin. “Makina udhëtoi dy orë. Orën e parë, ajo përshkoi 85 km, kurse orën e dytë 13 km më tepër.”Nga zgjidhjet e dhëna prej nxënësve, merren përgjigje të ndryshme, kështu që mësuesi/ja bënë pyetjet në vazhdim.- Sa km përshkoi makina për dy orë?- Cili nga numrat, 85 + (85 – 13) apo 85 + (85 + 13)?- Tregoni sa km përshkoi makina për dy orë?Ndërtimi i njohurive të reja: Punë individuale dhe punë në grupe (Ditari dypjesësh)Nxënësit/et lexojnë në libër rubrikën Vrojtoni dhe mësoni dhe mësuesi/ja udhëzon ata/ato që fletën e fletores ta ndajnë në dy pjesë në formë të shkronjës T. Në anën e majtë të ndarjes të shkruajnë detyrën e dhënë dhe pjesët e hijezuara në përmbajtjen e mësimit dhe në anën e djathtë zgjidhjet e detyrave. Mësuesi/ja vepron njëjtë sikur nxënësit/et, pra e ndan tabelën në formë të shkronjës T dhe e plotëson ndarjen e majtë të tabelës me shembujt që i thonë nxënësit/et. Ndarjen e djathtë të tabelës e plotëson duke marrë përgjigjet e nxënësve dhe duke i komentuar së bashku me ta. Detyra (zgjidhja e saj) Radha e kryerjes së veprimeve36 – 11 – 9 + 12 - kryejmë zbritjen e parë25 – 9 + 12 - kryejmë zbritjen e dytë16 + 12 = 28 - kryejmë mbledhjen35 – (21 – 6) + 41 - kryejmë veprimin brenda kllapës 35 – 15 + 41 - kryejmë zbritjen  20 + 41 = 61 - kryejmë mbledhjenMësuesi/ja jep detyrën tjetër dhe kërkon nga nxënësit/et ta zgjidhin në grupe. Ai/ajo udhëzon nxënësit/et që në detyrë të përcaktojnë se cila pjesë tregon shprehjen numerike dhe cila vlerën e shprehjes numerike. “Agimi lexoi ditën e parë 45 faqe të një libri, kurse ditën e dytë lexoi 15 faqe më pak.” - Sa faqe lexoi Agimi ditën e parë?- Po ditën e dytë?- Sa faqe të librit lexoi për dy ditët e para Agimi?•	 Ditën e parë Agimi lexoi 45 faqe. •	 Ditën e dytë Agimi lexoi (45 – 15) faqe. •	 Për dy ditë Agimi lexoi 45 + (45 – 15) faqe.
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56