Page 53 - Demo
P. 53


                                    Matematika 651Duke zgjidhur problemën krijohet një shprehje numerike.  45 + (45 – 15) Nëse kryejnë veprimet saktë, do të fitojnë numrin 75 (vlerë e shprehjes numerike) .Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupeTë grupuar nga 5-6 nxënës/e zgjidhin detyrat e dhëna në fletë A1.1. Gjeni vlerën e shprehjes numerike. a) 354–113+253; b) 19+(28-16); c) (21–4)+(35–16); 2. d) 30 + (65 – 4) – 16 + [10 – (35 – 32)]; e) 1 – [25 – (15 + 10)] + (26 – 13).  3. Shprehni me simbole matematike fjalitë e mëposhtme. a) Ndryshimit të numrave 35 dhe 17 i zbritet shuma e numrave 8 dhe 5. b) Numrit 100 i zbritet ndryshimi i shumës së numrave 10 dhe 15 me numrin 20. R	 4. Lumi Drini i Zi e ka gjatësinë 160 km. Lumi Drini i Bardhë është më i gjatë se Drini i Zi dhe ndryshimi i gjatësive të tyre është 125 km. Sa km është i gjatë lumi Drini i Bardhë?R	 5. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që së bashku në grup të formulojnë një shprehje numerike dhe duke zbatuar radhën e veprimeve të gjejnë vlerën e saj.Duke aplikuar teknikën Një rri të tjerët ikin grupet vlerësojnë zgjidhjen e detyrave për secilin grup duke shkruar një koment në fletë.Fletët A1 ekspozohen në tabelën e punimeve ose në muret e klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit/et për punën individuale, në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave, respektimin e radhës së veprimeve dhe idetë që japin për të formuluar shprehjet matematikore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57