Page 54 - Demo
P. 54


                                    Libër për mësuesin/en52ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:•	 Modelon barazi duke përdorur veprimet me numra natyror;•	 Zgjidh probleme duke përdorur veprimet me numra natyror.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3 Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formëtekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e proceduravepërkatëse.III.2 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 1.9 ProblemaFjalët kyçe: problem, të dhëna, zgjidhje, provë.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: -Zgjidh problema, kur janë të dhënat e plota për të parashtruar detyrën.-Zbaton hapat në parashtrimin e detyrës për zgjidhjen e problemave.-Argumenton formën e zgjidhjes së problemave duke sqaruar hapat e ndjekur për zgjidhje. -Vlerëson rëndësinë e veprimeve matematikore në zgjidhjen e problemave nga jeta reale duke provuar saktësinë e zgjidhjes.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika 6, Fletore pune, fletë A4.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim (problemat që shtrohen në formë të fjalive të analizohen dhe “përkthehen” në shprehje matematikore).Shoqëria dhe mjedisi (dukuritë shoqërore në shembujt e dhënë)
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58