Page 55 - Demo
P. 55


                                    Matematika 653PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe  Duke u konsultuar në grup nxënësit/et do të zgjidhin në fletore detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni e zbuloni .“Bardhyli kishte në bankë 13 200 euro. Ai depozitoi dhe 5 000 euro. Për të blerë një mjet transporti shpenzoi 6 800 euro.”- Sa euro i mbetën?- Si erdhët deri te përgjigja?- A mund t’a vërtetoni se zgjidhja është e saktë? Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesa dhe punë në grupeMësuesi/ja lexon me zë me radhë shtatë hapat për zgjidhjen e problemave të dhëna në libër në rubrikënVrojtoni dhe mësoni. Pas leximit të hapit të parë bënë pyetjet:- Çfarë na udhëzon të bëjmë për të zgjidhur problemën ky hap?- Çka na ndihmon në zgjidhjen e problemës kjo kërkesë?- A na mjafton kaq për të gjetur zgjidhjen?- Cili mendoni se është hapi tjetër për të zgjidhur problemën?Këto pyetje mësuesi/ja i bënë pas secilit hap që e lexon. Për të zgjidhur një problemë duhen ndjekur këto hapa: 1. Lexoni me vëmendje tekstin e problemës. 2. Paraqitni shkurt të dhënat dhe kërkesat. 3. Hartoni një skemë të përshtatshme, duke shprehur lidhjen midis të njohurave dhe të panjohurave. 4. Hartoni planin e zgjidhjes. 5. Shkruani njehsimet që duhen bërë. 6. Jepni përgjigjen e problemës. 7. Mund të bëni edhe provën e zgjidhjes. Pyetje-përgjigjet dhe bashkëbisedimin pas çdo hapi nxënësit/et e argumentojnë me shembullin:1. Lexoni me vëmendje këtë problemë. “Nxënësit/et e shkollës shkuan në ekskursion të shoqëruar nga 10 mësues. Gjithsej në ekskursion ishin 267 vetë. Numri i nxënësve vajza ishte 141. Sa ishte numri i nxënësve djem?” 2. Paraqitni të dhënat dhe kërkesën. Të dhëna Gjithsej (mësues, djem, vajza) 267Mësues 10 Vajza 141Kërkesa Sa djem ishin? 
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59