Page 56 - Demo
P. 56


                                    Libër për mësuesin/en543. Hartoni një skemë të përshtatshme.  4. Plani i zgjidhjes. a) Gjeni sa ishte numri i mësuesve dhe vajzave. b) Gjeni sa është numri i djemve. 5. Njehsimet. a) 10 + 141 = 151 (mësues/e dhe vajza) b) 267 – 151 = 116 (djem)6. Përgjigje: Numri i djemve ishte 116. 7. Prova: 10 + 141 + 116 = 267. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Të Arritur: Punë Në Dyshe Nxënësit/et në dyshe zgjidhin në fletë A4 dy shembujt e dhënë në rubrikën ushtrohuni duke zbatuar.Njëri zgjidh shembullin 1 dhe tjetri shembullin 2. Detyrat i diskutojnë me njëri-tjetrin duke vënë theks te hapat që kanë kaluar për të zgjidhur detyrën dhe analizojnë saktësinë e zgjidhjes duke bërë provën së bashku.Nxënësi 1. Në qytezën e Kaçanikut, numri i nxënësve të regjistruar vitin e shkuar ishte 1289. Ky numër është 134 nxënës më i vogël se numri i të regjistruarve sivjet. Sa nxënës janë regjistruar sivjet? Nxënësi 1. Gjyshi (babai i nënës) ka lindur në vitin 1946. Ai ishte 29 vjeç kur lindi nëna dhe nëna ishte 29 vjeçe kur lindi motra. Në ç’vit ka lindur motra? Nxënësi 2. Në kopshtin zoologjik janë dy elefantë. Njëri prej tyre peshon 5 092 kg, kurse tjetri peshon 1@173 kg më pak. A mund t’i ngarkojnë ata në një kamion të madh, që mban pesha deri në 10 ton?Nxënësi 2 “Një pishinë u mbush për dy orë. Në orën e parë në të u derdhën 25 600 litra ujë, kurse në orën e dytë u derdhën 10 210 litra ujë më pak se në orën e parë. Sa litra ujë ka pishina e mbushur?” Në fletë A4 vlerësojnë njëri-tjetrin me simbolet  .Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit/et për punën në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave argumentimin përmes provës. Për kreativitetin dhe shkathtësitë në ndjekjen e hapave për zgjidhjen e problemave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60