Page 59 - Demo
P. 59


                                    Matematika 65741Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Udhëzohen nxënësit/et të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit/et për saktësinë në përgjigjet e leximin dhe shkrimin e numrit natyror, në gjetjen e vendvlerave, në krahasimin e numrave natyrorë, në vendosjen e numrit në boshtin numerik, në kryerjen e veprimeve aritmetike, në gjetjen e vlerës së shprehjes aritmetike me numra natyrorë, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------Situatat e ndryshme dhe problemat në jetën e përditshme mund të paraqiten në forma të ndryshme dhe si të tilla shpesh zgjidhjen e gjejnë në matematikë.ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat natyrorë. Mbledhja dhe zbritja e tyreRezultati i të nxënit të temës:- Identifikon 10 shifrat-simbole për paraqitjen e numrave natyrorë; në bazë të tyre dallon.- Sistemin numerik dhjetor (me bazë 10).- Shkruan dhe lexon numrat natyrorë deri në klasën e miliardave, duke i ndarë në klasa, si dhe përcakton vendvlerën e secilës shifër.- Vendos numrat natyrorë në boshtin numerik dhe i krahason ata.- Modelon radhitjen e numrave, duke zbuluar rregullën përkatëse.- Kryen veprime aritmetike me numra natyrorë (mbledhjen, zbritjen).- Zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë.
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63