Page 6 - Demo
P. 6


                                    Libër për mësuesin/en4Plani vjetorPlani vjetor është i ndarë në dy periudha në të cilat janë shpërndarë temat të cilat janë marrë nga libri bazë Matematika 6. Periudha e parë fillon nga 1 shtatori deri në pushimin dimëror dhe periudha e dytë pas pushimit dimëror deri në pushimin veror. Plani vjetor përmban rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të cilat merren nga Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës (gusht 2016). dhe përcaktohen bazuar në temat që do të shtjellohen për një vit shkollor, përkatësisht në klasën e gjashtë.Plani dymujorPlanet dymujore janë vazhdimësi e planifikimit vjetor të fushës/lëndës së Matematikës. Në planin dymujor fillimisht përzgjidhen temat (nga plani vjetor), përcaktohen rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës që synohen të arrihen gjatë shtjellimit të temave për këtë dymujorësh. Gjithashtu ky planifikim përcakton dhe rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohet të arrihen për temat e përzgjedhura.Në Planin dymujorësh përfshihen edhe rezultatet e të nxënit për tema mësimore (nga plani lëndor) nga të cilat mësuesi/ja përcakton njësitë mësimore dhe orët për temën mësimore. Pjesë e Planit dymujor janë edhe metodologjitë e mësimdhënies, metodologjia e vlerësimit, lidhja me lëndë tjera mësimore dhe çështjet ndërkurrikulare dhe burimet. Të gjitha këto elemente të planit dymujor janë elemente që do t’i përdorim për planin ditor.Për periudhën e parë janë planifikuar dy plane: Shtator-Tetor dhe Nëntor-Dhjetor, për periudhën e dytë: Janar-Shkurt, Mars-Prill dhe Maj-Qershor.Plani javor Të gjithë mësuesit/et e një klase, të të gjitha lëndëve vendosin në një tabelë të përbashkët njësitë mësimore të planifikuara t’i realizojnë gjatë javës.(nga plani dymujor). Paraprakisht secili duhet të ketë planifikuar planin javorë për lëndën përkatëse. Ky plan përfshin njësitë mësimore, orët e përcaktuara për njësi dhe përshkrimi i shkurtër i aspekteve të përbashkëta të javës.Plani ditorPlani i orës mësimore ka për qëllim që të gjitha planifikimet e mëherëshme t’i bëj të zbatueshme në punën me nxënësit në klasë dhe jashtë saj brenda një ore mësimore. Plani ditor është rrjedhojë e planit vjetor, dymujor dhe javor. Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore janë:Fusha dhe lënda kurrikulare,Shkalla e kurrikulës dhe klasa,Tema (nga plani dymujor) Rezultatet e të nxënit të temës (nga plani dymujor), rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës( të synuara),rezultatet e fushës kurrikulare (të synuara). Aspektet specifike të orës mësimore janë:
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10