Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en6044ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Kryen veprimet aritmetike me numra natyrorë (shumëzimin)Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II. 1 Paraqet argumente për pajtueshmëri ose kundërshtim të një qëndrimi ose mendimi përnjë temë/problem të caktuar gjatë një debati në shkollë ose të publikuar në media.III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Tema 2Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2. 3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.6. 3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore, duke i ndërlidhur ato mesituata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shumëzimi i numrave natyrorë. Vetitë e shumëzimitFjalët kyçe: Shumëzim, prodhim, herë, vetitë e shumëzimit.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- shumëzon dy numra natyrorë duke u bazuar në rregullat e shumëzimit; - dallon faktorët dhe prodhimin duke zgjidhur detyrat me veprimin e shumëzimit;- vërteton vetitë e shumëzimit duke zbatuar barazitë e dhëna për to; - zbaton shumëzimin e numrave natyrorë dhe vetitë e shumëzimit në shembuj nga jeta e përditshme.

