Page 63 - Demo
P. 63


                                    Matematika 66145Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe tabela e shumëzimitLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim.Shumëzimi është veprim matematikor që paraqitet në situata të shumta jetësore. Shpeshta llogaritjet bëhen me mendje dhe duhet të jenë të shpejta.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë për zgjidhjen e situatës problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni” dhe shkruan në tabelë mënyrën e zgjidhjes së dhënë nga motra e Jetës. Pyet nxënësit: “Si do të vepronit ju për të gjetur se sa lapsa ka Jeta?” Motra e Jetës: 10 + 10 + 10 + ... Jeta: 12 ∙ 10Forma e dhënë nga motra e Jetës përmes mbledhjes së faktorëve të njëjtë mund të zëvendësohet me veprimin e shumëzimit të faktorëve me numrin e tyre. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim dhe grupe të ekspertëveNxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” dhe pastaj mësuesi/ja bën pyetjet:- Si quhen dy numra që shumëzohen mes veti?- Çfarë quajmë prodhim të dy numrave?- Në shembullin e dhënë 25 ∙ 3 = 75, cilët janë faktorët dhe prodhimi?Nxënësit e ndarë në grupe me nga 6 vetë lexojnë në libër pjesën “Vetitë e shumëzimit” dhe pas leximit nxënësve në secilin grup i caktohet një numër nga 1 deri në 6. Nxënësit rigrupohen në “grupe të ekspertëve” bazuar në numrat që kanë:Grupi i parë i “ekspertëve” do të përgatisë: Vetia e ndërrimit të vendeve të shumëzimit a ∙ b = b ∙ a.Grupi i dytë i “ekspertëve” do të përgatisë: Vetia e shoqërimit te shumëzimi (a ∙ b) ∙ c = a ∙ (b ∙ c).Grupi i tretë i “ekspertëve” do të përgatisë: Vetia e shpërndarjes së shumëzimit ndaj mbledhjesa∙(b+c)=a∙b+a∙c.Grupi i katërt i “ekspertëve” do të përgatisë: Vetia e shpërndarjes së shumëzimit ndaj zbritjesa∙(b-c)=a∙b-a∙c.Grupi i pestë i “ekspertëve” do të përgatisë: Shumëzimi i numrave natyrorë me 1a∙1=1∙a=a.Grupi i gjashtë i “ekspertëve” do të përgatisë: Shumëzimi i numrave natyrorë me 0a∙0=0∙a=0. “Ekspertët” kthehen në grupet fillestare dhe me radhë u shpjegojnë shokëve/shoqeve vetinë për të cilën punuan duke marrë shembujt nga rubrika “Ushtrohuni duke zbatuar”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe (stilolapsat në mes) Mësuesi/ja i shpërndanë secilit grup nga një fletë A4 me nga një detyrë të dhënë në fletë dhe i udhëzon që ta zgjidhin. Grupet i kanë detyrat e ndryshme. Nxënësit zgjidhin detyrat e dhëna dhe vendosin në mes lapsat me të cilët kanë zgjidhur detyrat. Mësuesi/ja zgjedh një laps i cili përcakton se kush do ta zgjidhë detyrën e grupit në tabelë.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67